Kampioni i Kosovës synon fitore

Futboll

Kampioni i Kosovës synon fitore

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 13:51
Ballkani

Kampioni i Kosovës Ballkani do të kërkojë pikët e plota në ndeshjen ndaj Astanas me ambicie që të mbetet në garë për kualifikim në rundin tjetër të Ligës së Konferencës.

Astana pak ditë më parë kishte triumfuar ndaj Ballkanit në “Fadil Vokrri” kur askush nuk e priste, sidomos pas fitores së “Xhebrailave” ndaj Dinamo Zagrebit.

Para ndeshjes, trajneri Ilir Daja në konferencë për shtyp tha se pret një përballje mjaftë të vështirë, mirëpo synimi është vetëm fitorja.

“Nëse marrim krahasimin, Astana ka më shumë eksperiencë se ne në garat evropiane.

Ka më shumë ndeshje ndërkombëtare se ne. Ne jemi për herë të dytë që marrim pjesë në garat evropiane”.

“Në udhëtim e kemi më të vështirë, pasi Astana ka në favor klimën dhe mbështetjen e publikut.

Prandaj presim ndeshje të vështirë, por nuk kemi ardhur të dorëzuar.

Përtej vështirësive edhe ne do të kërkojmë maksimumin në këtë ndeshje”, deklaroi ai.

Me një fitore eventuale ndaj Astanas, Ballkani do të kthehej në garë për ta siguruar vendin e dytë që të shpie në raundin e 32 më të mirëve.

Përballja mes Astanas dhe Ballkanit do të nis me fillim nga ora 16:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat