Ukrainasit luajtën për 5 orë, nisi në 17:00 dhe përfundoi në 22:00

Futboll

Ukrainasit luajtën për 5 orë, nisi në 17:00 dhe përfundoi në 22:00

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 16:22
Pamje nga ndeshja

Skuadrat e Premier Ligës së futbollit ukrainas, Dnipro-1 dhe Oleksandria, luajtën për gati pesë orë të hënën, që është ndeshja më e gjatë në historinë e kampionatit ukrainas.

Ndeshja e xhiros së 13-të të kampionatit të Ukrainës, e cila u luajt në Dnipro, filloi në orën 17:00 dhe përfundoi pak para orës 22:00, pas gati 280 minutash.

Kjo ishte për shkak të ndërprerjeve të shumta për shkak të alarmeve për sulm ajror.

Ndeshjet, të cilat luhen pa spektatorë për arsye sigurie, duhet të ndërpriten në rast të një alarmi ajror që u dëgjua disa herë gjatë ndeshjes mes Dnipro-1 dhe Oleksandria.

Ndeshja midis Stokport dhe Donkaster Rovers në vitin 1946 zgjati 203 minuta, por sfida e ligës së parë në Ukrainë zgjati më shumë dhe u bë më e gjata në histori. Në fund, Dnipro fitoi 1-0, ndërsa golin vendimtar e shënoi Aleksandar Filipov në minutën 34 të takimit.

Dnipro aktualisht është në vendin e dytë në kampionatin ukrainas me 27 pikë, po aq sa edhe Krivbasi kryesor. Shakhtar është i katërti me 24 pikë, ndërsa Dinamo Kyiv është në pozitën e tetë me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat