Mbappe, Salah dhe Mourinho, një intrigë që mund të trondisë

Futboll

Mbappe, Salah dhe Mourinho, një intrigë që mund të trondisë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 17:50
Mbappe e Salah

Një nga dilemat e mëdha në çdo dritare merkatoje është padyshim pyetja, ku do të shkojë Mbappe? Real Madrid duket se ka hequr dorë nga blerja përfundimtare e tij dhe do ta lërë në “burgun e tij” në Paris, sigurisht duke përjashtuar të papriturat që mund të ndodhin.

Alternativa për të ardhmen, është padyshim Premier League, ku klubet e mëdha angleze mund ta përballojnë transferimin e yllit francez. Liverpool ka treguar gjithmonë interes të madh për Mbappe, por Paris Saint-Germain deri më tani ka bërë rezistencë.

Negociatat sipas shtypi briatnik do të varet edhe nga shitja e mundshme e Mohamed Salah në Arabinë Saudite, e cila nga ana tjetër varet nga një lëvizje e mundshme e Jose Mourinhos për të marrë drejtimin e Al Ittihad të Benzema.

Marrëdhënia mes trajnerit portugez dhe egjiptianit nuk është idilike, të dy kanë pasur problem më parë tek Chelsea. Gjithsesi për momentin janë thjeshtë zëra merkatoje, dhe nuk ka asgjë konkrete..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat