Merr fund vuajtja dhe ankthi

Futboll

Merr fund vuajtja dhe ankthi

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 11:38
Luis Manuel Diaz

Babai i sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz është liruar të enjten duke i dhënë kështu fund një makthi që i zgjaste familjes prej 12 ditësh. Luis Manuel Diaz u rrëmbye më datë 28 tetor në Kolumbi nga një sektor i guerrilasve kolumbianë.

Këta të fundit rrëmbyen edhe mamanë e Diaz, por e liruan atë brenda ditës, ndërsa ndryshe vepruan me babain. Megjithatë, për fat të mirë apeli i vetë Luis Diaz, por edhe presioni i forcave të rendit bënë që pengmarrësit ta lironin babain e sulmuesit.

Ky i fundit ishte në një gjendje të mirë dhe nuk kishte pësuar dëmtime. Grupi guerrilas që rrëmbeu babain e Diaz theksoi se gjithçka kishte ndodhur gabimisht dhe se bëhej fjalë për një pengmarrje aksidentale.

“Falenderoj Zotin për këtë mundësi të dytë në jetë, ai më ktheu në shtëpi. Falenderoj të gjithë njerëzit dhe popullin e Kolumbisë për mbështetjen”, tha Diaz në momentin që mbërriti në shtëpi i shoqëruar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat