Juventusi dhe Interi nisin garën për mesfushorin spanjoll

Futboll

Juventusi dhe Interi nisin garën për mesfushorin spanjoll

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 11:56
Tiago Alkantara

Skuadrat e Juventusit dhe Interit kanë nisur një garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll Tiago Alkantara.

33-vjeçari luan prej 4 sezonesh me skuadrën e Liverpullit në Premier Ligw.

Për shkak të një problem fizik, Alkantara nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje këtë sezon, ndaj pritet të lërë skuadrën e “The Reds” në fund të këtij sezoni.

Një lamtumirë që duket e pashmangshme, duke parë që lojtarit i skadon kontrata verën e ardhshme.

Dy ekipet italiane i kanë vënë syrin mesfushorit, me mjaft përvojë në arenën ndërkombëtare dhe e konsiderojnë si një përforcim me vlera. Gjithçka do të varet nga oferta që do t’i bëjnë këto ekipe. Tiago Alkantara kërkon një kontratë 2-vjeçare, por nga Italia mund të vijë një ofertë për një vit, me opsion për ta rinovuar për një vit të dytë. Gjithsesi, lojtari pret edhe ndonjë ofertë nga Arabia Saudite.

Mesfushori spanjoll ka luajtur më parë edhe me Barcelonwn, Bajern Munihun e së fundi me Liverpullin. Interi dhe Juventus kanë nisur kontakte e para me menaxherin e lojtarit, duke parë se bëhet fjalë për një transferim me koston zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat