​Salah, lojtari më i mirë i muajit në Premier Ligë

Futboll

​Salah, lojtari më i mirë i muajit në Premier Ligë

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 12:59
Mohamed Salah

Forma tejet e mirë e Mohamed Salah është shpërblyer me çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në Premier Ligë.

Salah tani barazohet me Wayne Rooneyn dhe Robin van Persien, në fitimin e çmimit në fjalë për të pestën herë, dhe tani ka më shumë çmime të lojtarit më të mirë të muajit se cilido lojtarë aktiv në Premier Ligë.

Vetëm Cristiano Ronaldo, Steven Gerrard, Harry Kane dhe Sergio Aguero e kanë fituar këtë çmim më shumë.

Salah shënoi në të tri ndeshjet e muajit tetor të Liverpoolit, duke shënuar dy gola kundër Brightonit dhe Evertonit, para se të shënonte edhe në fitoren 3:0 kundër Nottingham Forestit.

Më së shumti çmime të fituara të lojtarit më të mirë të muajit në Premier Ligë:

(7) Sergio Aguero, Harry Kane

(6) Steven Gerrard, Cristiano Ronaldo

(5) Mohamed Salah, Wayne Rooney, Robin van Persie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat