Spanja me shumë ndryshime

Futboll

Spanja me shumë ndryshime

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 17:13
Spanja

Spanja luan në muajin nëntor dy ndeshje kualifikuese ndaj Qipros dhe Gjeorgjisë.

Por inberikët kanë siguruar biletën për në fazën finale të turneut, ndaj trajneri Luis De La Fuente ka vendosur që të bëjë ndryshime të mëdha në listën e tij duke ftuar shumë emra të rinj.

Risi në listë ka në disa reparte duke filluar nga portieri Remiro, i cili zëvendësoi të dëmtuarin Kepa. Më pas me radhë janë Aleiks Garsía (Zhirona), Grimaldo (Bajer Leverkusen) dhe Rodrigo Rikelme (Atletiko Madrid).

Ndërkohë, në kombëtaren spanjolle janë kthyer emra të njohur si Niko Uilliams, Inigo Martinez, Gaja dhe Lamin Jamal.

Por gjithashtu ka edhe shumë mungesa të rëndësishme si Fran Garsía, Laport, Jeremi Pino, Pedraza, Ansu Fati dhe Brajan Zaragoza.

LISTA

Portierë: Unai Simon, David Raja, Aleks Remiro.
Mbrojtës: Karvahal, Navas, Inigo Martinez, Pau Torres, Le Normand, David Garsía, Gaja, Grimaldo.
Mesfushorë: Rodrigo, Zubimendi, Gavi, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Sanset, Rikelme, Aleiks García.
Sulmues: Morata, Hoselu, Ferran Torres, Niko Uilliams, Lamin Jamal, Ojarzabal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat