Media zvicerane: Ardon Jashari refuzon të bashkohet me kombëtaren!

Futboll

Media zvicerane: Ardon Jashari refuzon të bashkohet me kombëtaren!

Nga: K. Goca Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 18:13
Ardon Jashari

Mediumi zviceran “Blick” ka shkruar se Ardon Jashari refuzon të bashkohet me kombëtaren!

“Federata Zvicerane e Futbollit nuk është e lumtur për këtë: Ardon Jashari është dashur të luajë për kombëtaren U21, por kapiteni i Luzernit nuk dëshiron", shkruan mes të tjera media zvicerane.

Të premten, trajneri i ekipit kombëtar Murat Yakin dhe kolegu i tij Sascha S Tauch nga U21 shpallën skuadrat e tyre. 

Siç mëson “Blick”, Jashari dhe ata rreth tij, kanë njoftuar Federatën e Futbollit të Zvicrës, se ai nuk ishte i disponueshëm për U21. 

SFV-ja iu përgjigj pyetjes së “Blick” si vijon: “Ardon Jashari na ka komunikuar se aktualisht nuk dëshiron të luajë për U-21. Ne e kemi marrë parasysh vendimin”. 

“SFV nuk dëshiron të thotë asgjë më shumë (për momentin).

Por, është e qartë se refuzimi i Jasharit është gjithsesi i mirëpritur në federatë”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

Zvicra U21, këtë muaj përballet me Armeninë dhe Rumaninë, ndërsa në listë janë përfshirë dy shqiptarë: Albian Hajdari e Dion Kacuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat