Agyare premton maksimumin për Dritën: Të kthehemi të fitoret

Futboll

Agyare premton maksimumin për Dritën: Të kthehemi të fitoret

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 18:38
Benjamin Agyare

Drita e Gjilanit është e mobilizuar vetëm për fitore në duel me Fushën Kosovën në takimin e javës së 14-të elitës së futbollit të Kosovës.

Drita renditet në vend të dytë me 22 pikë apo ka 7 më pak se lideri Ballkani.

Fushë Kosova po kalon në një formë aspak të mirë, aktualisht është në vend të nëntë me 10 pikë.

Futbollisti i Dritës, Benjamin Agyare, tha se atmosfera në grup është shumë e mirë dhe nesër janë të gatshëm më shumë se kurrë.

"Mendoj që nuk na kanë shkuar shumë mirë, por kjo është në kuadër të lojës. Ne do të provojmë të japim më të mirën tonë dhe të kthehemi të fitoret.

Atmosfera është shumë e mirë, të gjithë janë të gatshëm dhe të lumtur për ndeshjen nesër.

Ju garantoj që do të japim më të mirën tonë që të marrim tri pikë nesër", ka thënë Agyare.

Ndeshja FC Drita - FC Fushë Kosova zhvillohet të shtunën, në Stadiumi Ndihmës (te rrethi), ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat