Sancho numëron ditët në “Old Trafford”

Futboll

Sancho numëron ditët në “Old Trafford”

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 19:41
Sancho

Futbollisti Jadon Sancho raportohet se po i numëron ditët tek Manchester United.

Ish-ylli i Borussia Dortmundit, sipas medieve britanike, nuk ka pasur asnjë impakt pozitiv te “Djajtë e Kuq” pasi raportet mes tij dhe trajnerin Erik Ten Hag ka kohë që janë prishur.

Lojtari vazhdon të jetë jashtë planeve të strategut holandez, dhe siç raportohet, e ardhmja e lojtarit do të jetë larg “Old Trafford-it”.

Juventusi, Chelsea dhe Borussia Dortmund, thuhet se janë duke e monitoruar lojtarin të cilin synojnë ta blejnë qysh në afatin kalimtar të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat