Agim Ademi takon presidentin e federatës izraelite: Ritheksova se Kosova është një vend mikpritës

Futboll

Agim Ademi takon presidentin e federatës izraelite: Ritheksova se Kosova është një vend mikpritës

Nga: K.G. Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 22:53
Ademi e Moshe Zuares

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar presidentin e Federatës së Futbollit të Izraelit, Shino Moshe Zuares.

Ata diskutuan për shumë gjëra para ndeshjes të së dielës (20.45) Kosovë – Izrael, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian.  

“Sonte qëndrova në hotelin ku është akomoduar Kombëtarja e Izraelit dhe takova homologun, Shino Moshe Zuares. 

I shpreha mirëseardhje në vendin tonë dhe ritheksova se Kosova është një vend mikpritës që di të çmojë shtetet mike. 

Urova që të dielën të jemi dëshmitarë të një loje sa më të mirë dhe korrekte midis Kosovës dhe Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat