Albi Mall Superliga vazhdon sot me tri ndeshje në program

Futboll

Albi Mall Superliga vazhdon sot me tri ndeshje në program

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 09:03
Albi Mall Superliga

Xhiro e 14-të në Albi Mall Superligë ka startuar ditën e premte me Malishevën që mposhti Gjilanin me rezultat minimal 1-0.

E kjo xhiro do të vazhdoj sot me tre duele shumë interesante që janë në program për tu zhvilluar.

Drita pas një barazimi e dy humbjeve radhazi pret Fushë Kosovën që ka ikur nga fundi i tabelës.

Gjilanasit kërkojnë të rikthehen te fitoret, derisa mysafirët nga Fushë Kosova synojnë të shkaktojnë një tjetër befasi.

Duel shumë interesant do të zhvillohet në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren, ku përballë janë dy gjigantët kosovarë, Liria dhe Prishtina.

Vendasit janë në krizë të thellë dhe pas largimit të trajnerit Nedim Yigit kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, derisa Prishtina gjithashtu kërkon të rikthehet te fitoret.

Ditën e sotme do të luhet edhe në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi është nikoqir i Feronikelit ’74.

Të dyja skuadrat kanë katër ndeshje pa fitore dhe kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme do të fillojnë nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat