Të dielën vetëm Sileksi – Shkupi!

Futboll

Të dielën vetëm Sileksi – Shkupi!

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 11:39
Pamje nga një ndeshje

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut këtë fundjavë vjen me xhiron e 14-t në program.

Sot do të zhvillohen pesë ndeshje në kuadër të kësaj xhiroje, me Struga Trim Lum që luan në transfertë me Brera Strumicën, përderisa Shkëndija e Tetovës do të pret Tikveshin. Gostivari në këtë xhiro në shtëpi do të takohet me Bregallnicën, teksa Voska Sport përballet me Vardarin e Shkupit.

Në program të ditës së shtunë është edhe ndeshja Makedonija Gjorçe Petrov – Rabotniçki.

Ndërkohë të dielën është rezervuar vetëm një takim, me Shkupin që luan në Kratovë kundër Sileksit. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 14-t zhvillohet në termin të njejtë, duke nisur nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat