Çfarë deklaronte Dwamena dy vite më parë?

Futboll

Çfarë deklaronte Dwamena dy vite më parë?

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Raphael Dwamena vuante prej kohësh nga zemra. Sulmuesi ganez, autor i 8 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren afrikane, kishte premisa për të zhvilluar një karrierë cilësore.

600 mijë euro paguan zviceranët e Zurich për ta blerë nga austriakët e Austria Lustenau në janarin e vitit 2017.

Ndërkohë që rekordin e vendosi në verën e vitit 2018. Kur u transferua nga Zurich te Levante për 6.2 mln euro!

Dwamena vuajti në Spanjë për shkak të problemeve në zemër. Në fillim erdhi huazimi te Zaragoza dhe më pas ndërprerja e bashkëpunimit.

Sulmuesi kaloi në Danimarkë te Vejle në gushtin e 2020-s. Në shkurtin e vitit 2021 mbeti pa ekip, periudhë që zgjati mbi një vit e gjysmë.

Sulmuesi shtatlartë ishte pranë kalimit tek anglezët e Brighton vite më parë (2017). Akordi u arrit për 1 mln euro, por gjatë testeve mjekësore iu zbuluan problemet në zemër.

Afrikani u rikthye në Austri pas periudhës pa skuadër, duke firmosur me Blau Weiss Linz në verën e vitit 2021.

Dwamena u rrëzua gjatë një ndeshjeje kupe në Austri tetorin e dy viteve më parë. Dy muaj pas ngjarjes së frikshme, sulmuesi, i cili hoqi defibrilatorin, shprehej:

“Perëndia gjithmonë ka menduar mirë për mua”.

Në gushtin e vitit të kaluar u bë pjesë e BSC Old Boys, skuadër e divizionit të pestë në Zvicër. Dhe më pas erdhi transferimi në Shqipëri tek Egnatia në janarin e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat