Nga “Sky Sport” te “Marca” e me radhë, mediat europiane reagojnë për vdekjen e Duamenës

Futboll

Nga “Sky Sport” te “Marca” e me radhë, mediat europiane reagojnë për vdekjen e Duamenës

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Vdekja tragjike e sulmuesit të Egnatias, Rafel Duamena, ka tronditur gjithë opinionin sportiv, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë.

Shumë media të huaja i kanë bërë jehonë ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme sulmuesit 28-vjeçar, i cili pësoi një kolaps në fushë gjatë sfidës Egnatia-Partizani:

“Sky Sport”: Shqipëri, Rafael Duamena vdes në moshën 28-vjeçare pas kolapsit në fushë, I shënoi Interit në verë.

“Tuttomercatoweb”: Tragjedi në fushë në Shqipëri, ndahet nga jeta ganezi Rafael Duamena pas kolapsit.

“Blick”: Ish futbollisti i Zyrihut Rafael Duamena vdes në mënyrë tragjike.

“Marca”: Rafael Duamena, ish-Zaragoza dhe Levante, humb jetën pasi pëson kolaps në një ndeshje në  Shqipëri.

“Kleine Zeitung”: Rafael Duamena humb jetën pas kolapsit në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat