Heidenheim gati befasoi Bayernin në Munih

Futboll

Heidenheim gati befasoi Bayernin në Munih

Nga: K.G. Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 17:22
Bayerni

Harry Kane gjithnjë e më i mirë në fanellën e Bayernit.

Bayerni ka triumfuar me rezultat 4:2 ndaj Heidenheim-it, në takimin e javës së 11-të në Bundesliga I.

Sulmuesi anglez Kane ka shënuar në minutën e 14-të e të 44-tëb, falë asistimeve të Leroy Dane.

Mysafirët u “zgjuan nga gjumi”, duke shënuar golat përmes futbollistëve Kleindienst në minutën e 67-të dhe Beste në atë të 70-tën, 2:2.

Guerreiro në minutën e 74-të e Choupo-Moting në atë të 85-tën, realizuan (4:2) për fitoren e Bayernit.

Bayerni kryeson me 29 pikë por ka një pikë e një ndeshje më shumë se Bayer Leverkusen dhe Heidenheim është në vend të 14-të me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat