Ndarja nga jeta të futbollistit të Egnatias, La Liga shpreh ngushëllimet e saj

Futboll

Ndarja nga jeta të futbollistit të Egnatias, La Liga shpreh ngushëllimet e saj

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 17:49
Dwamena

Lajmi për vdekjen e Raphael Dwamena ka bërë xhiron e botës dhe sigurisht i ka shokuar të gjithë.

Çdo minutë që kalon, ngushëllime të shumta shprehen në rrjetet sociale për vdekjen e sulmuesit të Egnatias.

Për këtë ngjarje tragjike, ka reaguar edhe La Liga spanjolle, duke shprehur dhimbjet e saj.

“La Liga shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e Raphale Dwamena. Pusho në paqe!”, shkruante La Liga Spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat