Federata e Ganës reagon pas vdekjes së Rafael Duamenës

Futboll

Federata e Ganës reagon pas vdekjes së Rafael Duamenës

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 18:11
Duamena

Ndarja nga jeta e sulmuesit Rafael Duamena ka tronditur botën e futbollit jo vetëm në Shqipëri. Reagimeve ndërkombëtare, u është bashkuar edhe Federata e Futbollit të Ganës, vendit të cilin ai përfaqësoi në arenën ndërkombëtare.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, ajo ka shprehur ngushëllimet e rastit për këtë ngjarje të rëndë që u përjetua në vendin tonë.

“Federata e Futbollit të Ganës është e pikëlluar të dëgjojë për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Rafael Duamena dhe dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij në këtë moment të vështirë.

Ish-sulmuesi i Ganës u shpall i vdekur të shtunën pasi pësoi kolaps në një fushë futbolli gjatë një ndeshje të Ligës në Shqipëri.

Lojtari i Egnatias ka pësuar një atak në zemër gjatë ndeshjes së kampionatit mes Egnatias dhe Partizanit. Sipas raportimeve nga Shqipëria, 28-vjeçari është rrëzuar në fushë në minutën e 24-t të ndeshjes dhe u nda nga jeta më pas në spitalin e Kavajës.

Dëamena kishte nëntë gola në sezonin në vijim. Ish-lojtari i Red Bull Academy përfaqësoi Ganën 9 herë dhe shënoi dy gola.

“Ai i shërbeu mirë vendit të tij dhe tregoi klas sa herë që përfaqësonte Ganën”, tha presidenti i Federatës së Ganës, Simeon Okraku. “Ky është një lajm i rëndë për t’u përtypur.

Ngushëllimet  tona më të mira shkojnë për familjen në këtë moment. “Zoti i Madhërishëm i dhëntë prehje të qetë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat