Gashi: A ka kush i ndal padrejtësitë e referit Ersen Janovali?!

Futboll

Gashi: A ka kush i ndal padrejtësitë e referit Ersen Janovali?!

Nga: K.G. Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 18:32
Fusha në Dardanë, këtu u lujt ndeshja sot

Kryetari i klubit të futbollit Ulpiana e Lipjanit, Jeton Gashi, ankohet se sot është dëmtuar ekipi i tij.

Kika e Hogoshtit e ka mposhtur me rezultat 3:1 Ulpianën, në ndeshjen që u zhvillua në Dardanë në kuadër të javës së 12-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll, Grupi B. 

Gashi ka reaguar kësisoj në profilin e tij në facebook: “Është ndeshja e tretë radhazi që dëmtohemi rëndë dhe haptazi nga referi Ersen Janovali.

Dy lojët e kaluar me referim skandaloz e tendencioz për të cilin kemi bërë ankesë, e në vend që të dënohet ky zotëri Janovali, ndodhi e kundërta u dënova unë.

Sot siç edhe e keni parë në media e rrjete sociale, po ashtu shikoje edhe këtë fotografi dhe vlerësojeni edhe vet se a mund të luhet futbolli në ketë gjendje?!

Edhe pse përfaqësuesit e KF Ulpiana kërkuan që duke u bazuar në rregulloret e garave të FFK-së dhe gjendjes faktike në teren, që loja të shtyhet e mos të zhvillohet në këtë gjendje pasi që nuk plotësohen kushtet për lojë normale.

Referi kryesor Ersen Janovali me insistimin me çdo kusht të referit anësor Liridon Selmani nga Hajvalia, vendosen lojën me e zhvillu edhe në këto kushte mjerimi.

Boll ma”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat