E papritur në Turqi, Gallatasaraj bie përballë ekipit të Matondos

Futboll

E papritur në Turqi, Gallatasaraj bie përballë ekipit të Matondos

Nga: K. G. Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

Kampionati turk ka regjistruar sot një rezultat të papritur, pasi kryesuesit e Gallatasarajt, kanë pësuar një humbje përballë një ekipi i cili nuk është një rival direkt i tyre në renditje.

Gallatasaraj është mposhtur me shifrat 2-1 në fushën e Hatajaspor, e cila tashmë i rrezikon kreun skuadrës së qytetit të Stambollit.

Golat e RIvas dhe Lemkel Ze bënë të pavlefshëm atë të Zaha për Gallatasarajn, duke i dhënë tre pikë të vlefshme skuadrës së Hatajaspor e cila është në mesin e tabelës së klasifikimit.

Pjesë e kësaj skuadre dhe i aktivizuar gjatë të gjithë ndeshjes ishte edhe ish-mesfushori i Partizanit, Masanga-Matondo, i cili është kthyer menjëherë në një lojtar të rëndësishëm për klubin turk që e kërkoi me ngulm gjatë kësaj vere derisa siguroi firmën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat