Allegri sfidon Interin

Futboll

Allegri sfidon Interin

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 23:11
Allegri

Juventus kalon Cagliari-n dhe i gëzohet vendit të parë të përkohshëm në renditje, në pritje të ndeshjes së Interit nesër kundër Frosinone-s. Këto kanë qenë deklaratat e Massimiliano Allegrit për DAZN:

“Ishte e rëndësishme të fitonim për një pozicion më të mirë në renditje dhe na lejoi të thellonim diferencat me ndjekësit tanë. Cagliari ishte në një moment të mirë.

“Pas avantazhit 2-0 ne ngadalësuam lëvizjen e topit, gjithçka që duhej të bënim ishte ta lëviznim topin nga e djathta në të majtë dhe anasjelltas, më pas pësuam një gol nga një goditje nga këndi dhe mund të ndodhë. Për fat të mirë nuk ndikoi në rezultat”.

– Jeni të shqetësuar për këtë sterilitet të sulmuesve tuaj?

“Nuk jam i shqetësuar, kemi krijuar shumë. Na mungon saktësia, golat do të vijnë. Ata duhet të qëndrojnë të qetë”.

– Interi mbetet favorit?

“Në një ndeshje direkte nuk e di, për të fituar kampionatin po. Interi është ndërtuar për të fituar titullin për 5 vjet dhe janë favoritë edhe këtë vit”.

– Në çfarë pike është kjo Juve e re?

“Meritat u shkojnë atyre që punojnë rreth ekipit. Ne duhet të kemi një profil të ulët dhe të kthehemi në normalitet që do të thotë të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur. Ne duhet të punojmë me kufizimet tona të cilat duhet të bëhen pikat tona të forta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat