Ronaldo nuk mund të ndalet

Futboll

Ronaldo nuk mund të ndalet

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 23:14
Ronaldo

Mosha është thjesht një numër për Cristiano Ronaldo-n.

Kampioni portugez ka qenë përsëri protagonist me Al Nassr në kampionatin e Arabisë Saudite.

Skuadra e pesë herë fituesit të Topit të Artë ka fituar 3-1 në transfertë kundër Al Wehda në javën e 13-të të Saudi Pro League.

CR7 ka qenë autor i golit të tretë në minutën e 50-të dhe kryeson renditjen e golashënuesve të kampionatit me 13 gola, të shoqëruar me shtatë asiste.

Kjo fitore e ndihmon Al Nassr të ruajë distancën prej katër pikësh në renditje me kryesuesit e Al Hilal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat