“Policë izraelitë na kontrolluan”, FFK-ja del me sqarim për deklaratën e Muriqit

Futboll

“Policë izraelitë na kontrolluan”, FFK-ja del me sqarim për deklaratën e Muriqit

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 09:08
Vedat Muriqi

“Në aeroportin tonë të Kosovës ka pas policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport jo të luftojmë”.

Kështu ka thënë sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, gjatë së shtunës në lidhje me një kontroll policor në aeroportin e Prishtinës, deklarim i cili ka bërë që Federata e Futbollit të Kosovës të dalë me sqarim.

Në një njoftim ata theksojnë se prononcimi i Muriqit është keqkuptuar.

“Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar. Në prononcimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtruar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit”, thuhet në sqarimin e FFK-së.

“Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organizmin e ndeshjes ndaj Izraelit”.

Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen sonte në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat