Ky është momenti tronditës kur futbollisti i skuadrës shqiptare pëson sulm në zemër në fushë

Futboll

Ky është momenti tronditës kur futbollisti i skuadrës shqiptare pëson sulm në zemër në fushë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 10:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Raphael Dwamena nuk e ka përballuar dot sulmin në zemër gjatë ndeshjes Egantia-Partizanit. Sulmuesi ganez u rrëzua në fushë në minutën e 25’.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, goleadori i skuadrës rrogozhinase nuk ia ka dalë të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

Vdekja tragjike e Raphael Dwamena, sulmuesit të Egnatias në Superiore, ka tronditur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë.

Reagimet duke shprehur ngushëllimet janë duke ardhur nga ish-klubet e tij, por edhe nga La Liga spanjolle pak çaste më parë. Tanimë, mediat e huaja prestigjoze si “Marca”, “Sportmediaset” etj, janë duke i bërë jehonë ndarjes nga jeta të bomberit 28-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat