Lautaro shënjestron rekordin

Futboll

Lautaro shënjestron rekordin

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 11:39
Lautaro

12 gola në 11 ndeshje, Lautaro Martinez tani ka “halë në sy” një tjetër argjentinas të madh në historinë e Serie A.

Sulmuesi zikaltër, golashënuesi më i mirë në kampionatin italian për momentin dhe forca lëvizëse e skuadrës së Simone Inzaghit, tani synon rekordin e Gabriel Omar Batistuta, i cili në sezonin 1994-1995 arriti të shënonte 13 gola në 12 ndeshjet e para të Serie A.

Siç shpjegon “Corriere dello Sport”, Lautaro, i cili do të përballet me Frosinone këtë mbrëmje, është vetëm një gol larg “Mbretit Luan” dhe dëshiron ta thyejë edhe këtë rekord, pas një fillimi yjor të sezonit mes kampionatit italian dhe Champions League.

Ndërkohë, kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës së Lautaro Martinez, kapitenit, shtyllës dhe golashënuesit të Interit. Sipas asaj që raportohet nga “TyC Sports”, drejtuesit e zikaltërve kanë pasur tashmë një takim fillestar ditët e fundit me Alejandro Camaño, agjentin e sulmuesit argjentinas, për të hedhur bazat e marrëveshjes për zgjatjen e kontratës.

Synimi i Interit është ta zgjasë afatin me një vit, duke kaluar nga viti 2026 më 2027, me një rritje të konsiderueshme të pagës për “Toro”. Futbollisti nga ana e tij ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Milano, ndaj gjithçka sugjeron një negociatë që do të përmbyllet shpejt, por në çdo rast pa nxitim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat