Klopp në prag të duelit me Brentfordin

Futboll

Klopp në prag të duelit me Brentfordin

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 12:10
Klopp

Klopp në prag të duelit me Brentfordin: Arnold mund të luajë në mesfushë, por nëse e vendosim atje…

Jyrgen Klop pranon se Aleksander-Arnold mund të jetë mesfushori që i duhet Liverpulit kur skuadra mund të ketë nevojë. Mbrojtësi i djathtë është spostuar shpesh në qendër të fushës në klub, por edhe në kombëtare dhe ka treguar se e mbulon në mënyrë të shkëlqyer këtë rol.

Aleksis Mek Alister ka luajtur rolin e numrit 6 në Premier Ligë, pavarësisht se është i panjohur për të, por argjentinasi është pezulluar për vizitën e së dielës në Brentford, pasi mori kartonin e tij të pestë të verdhë sezonal. Vataru Endo, i cili ishte një afrim i vonë në skuadër në gusht, ka startuar vetëm një ndeshje në kampionat në këtë rol dhe ka luajtur kryesisht në Kupën Karabao dhe në Europë.

Por ai ishte një nga lojtarët që nuk performuan siç duhet në humbjen 3-2 nga Tuluzës në Ligën e Europës dhe u zëvendësua pas pjesës së parë. Klop u pyet nëse Arnold ishte një opsion i mundshëm, duke marrë parasysh se sa të pakta janë burimet e mesfushës me dëmtimet e gjata të Tiagos dhe Bajçetiçit. Kërtis Xhons është jashtë deri pas pushimit ndërkombëtar, ndërsa Rajan Gravenberk vjen pas një problemi në gju.

“Është një mundësi, varet nga situata dhe kundërshtari, nga shumë gjëra.

Ne e dimë se ai mund të luajë atje, por nëse e vendosim atje, humbasim një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë, kështu që nuk duhet ta harrojmë këtë plotësisht. Por sigurisht që ai është një opsion për atë pozicion”, tha trajneri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat