Lewandowski në krizë

Futboll

Lewandowski në krizë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 13:40
Lewandowski

Ndeshja kundër Shahtjor Donejtskut duhet të jetë një pikë kthese për Barcelonën, veçanërisht para portës.

Katalanasit kanë shënuar 32 gola pas 16 ndeshjeve të para në sezon (12 në Ligë dhe 4 në Champions) në fillimin e sezonit 2023-24, shifra që nuk janë aq larg nga 36 golat e sezonit të kaluar 2022-23 pas 16 ndeshjeve të para (11 në Ligë dhe 5 në Ligën e Kampionëve), por më shumë se gjysma e golave këtë sezon janë shpërndarë në katër ndeshje, pesë kundër Betis dhe Antverpit, katër kundër Vijarrealit dhe tre kundër Seltas Vigos (17 nga 32).

32 golat e realizuar nga Barcelona janë shpërndarë mes 15 lojtarëve në skuadër (plus dy autogola), kështu që askush nuk ka spikatur shumë mbi shokët e tjerë të skuadrës. Dallimi më i madh midis sezonit të kaluar dhe atij aktual gjendet te Levandovski. Polaku, i cili nuk po kalon një starti të mirë të sezonit 2023-24, në të njëjtën periudhë në sezonin e kaluar kishte shënuar 17 gola. Këtë sezon ai ka shënuar vetëm gjashtë.

Është gjithashtu e vërtetë se dëmtimet e kanë penguar të luajë po aq sa sezonin e kaluar, pasi ndërsa vitin e kaluar luajti 1479 minuta, këtë vit ka rënë në 1017 minuta, 462 minuta më pak. Pavarësisht kësaj, polaku vazhdon të mbetet lojtari më rezultativ para porte për kampionët e Spanjës, që po e ndiejnë jo pak mungesën e golave të tij. Golashënuesi i dytë më i mirë në sezonin e kaluar ishte Osman Dembele me katër gola.

Këtë vit është Ferran Torres ai që ka përmirësuar shifrat e tij nga viti i kaluar dhe ka shënuar pesë gola (dy më shumë se sezonin e kaluar). Zhoao Feluks “luan” rolin e Ansu Fati dhe barazon tre golat e tij nga viti i kaluar. Gavi, Fermin Lopez, Kanselo dhe Rafinja kanë arritur në kuotën dy.

Në të njëjtën periudhë në sezonin e kaluar edhe Pedri dhe Serxhi Roberto gjithashtu shënuan nga dy gola, por të dy lojtarët kanë shënuar vetëm një deri më tani në sezonin 2023-24. Barça po gjen gjithnjë e më shumë lojtarë për të kontribuar drejt golit, por nuk po arrin të lidhë sulmuesin e saj më të mirë, i cili mes dëmtimit dhe mungesës së furnizimit me pasime nga shokët e ekipit, ka shifra larg emrit të tij si një nga sulmuesit më të mirë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat