Gliha për Zhegrovën: Klubi vendosi që ai të mos vijë

Futboll

Gliha për Zhegrovën: Klubi vendosi që ai të mos vijë

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 18:16
Gliha

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka folur rreth mungesës së Edon Zhegrovës në listën e të ftuarve.

Sipas trajnerit slloven, klubi i Lille ka vendosur që 24-vjeçari të mos jetë i grumbulluar për ndeshjen e ndaj Izraelit, që zhvillohet sonte.

“Klubi ka vendosur që ai (Edon Zhegrova) të mos vijë”, ka thënë Gliha për “Klan Kosova”.Gliha shtoi se kjo nuk është diçka e re për të.

“Kur e drejtova ndeshjen e parë në Greqi, gjashtë lojtarë nuk erdhën.

Për mua është një situatë normale. U thash lojtarëve kush vjen, vjen, nuk është fundi i botës, do të tentojmë të bëjmë diçka mirë me këta lojtarë.

Situatë speciale, i kuptoj lojtarët në njërin anë është klubi, është e vështirë ta kuptosh”.

Zhegrova u paraqit sot për Lille në ndeshjen ndaj Toulouse, që përfundoi baras 1:1. Ai kontribuoi me asistim.

Edhe Amir Rrahmani u paraqit te Napoli. Kapiteni gjithashtu nuk është i grumbulluar me “Dardanët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat