Lewandowski përmbys Alavesin

Futboll

Lewandowski përmbys Alavesin

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 18:18
Lewandowski feston

Barcelona mori fitoren e dytë radhazi në La Liga. Kampionët në fuqi të Spanjës, triumfuan me përmbysje 2-1 në shtëpi ndaj Alaves. Takimi u zhbllokua ende pa nisur mirë, pasi miqtë kaluan në avantazh vetëm pas 18 sekondash lojë. Një pasim nga e majta nga Javi Lopez gjeti në qendër sulmuesin Samu Omordion të lirë, i cili shtyu topin drejt rrjetës.

Barcelona ishte e çoroditur pas pësimit të golit, duke hasur në shumë vështirësi në kontrollin e topit. Pas 10 minutash lojë Alaves shpërdoroi mundësin e artë e dyfishimit të shifrave, pasi Samu i vetëm përballë Ter Stegen godet jashtë.

Dy atake kardiake, me Real Zaragoza dhe Blau Weiss Linz/ Sinjalet që Dwamena duhej ta kishte mbyllur me futbollin

Barcelona filloi gradualisht të dalë në lojën e saj dhe pati një shans shumë të mirë me Robert Lewandowski që nuk shfrytëzoi një pasim të mrekullueshëm nga Ilkay Gundogan.

Në pjesën e parë, Alaves shfrytëzonte kundërsulmet dhe pikërisht nga një i tillë, baskët për pak sa nuk shënuan të dytin sërish me sulmuesin Samu që i mori kohën mbrojtësit Jules Kounde dhe përballë Ter Stegen nuk arriti të shënoi duke gjuajtur mbi traversë. Kaq për fraksionin e parë të sfidës.

Në të dytën, Barcelona ishte më kërkuese dhe arriti të barazoi shifrat me anë të Robert Leëandoëskit, që dërgoi në rrjetë një krosim nga Kounde. Me minutat që kalonin, ndeshja u bë tepër fizike me shumë faulla.

Në minutën e 76-të, Ferran Torres mbërrin te topi përpara kundërshtarit, duke fituar një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol Robert Leëandoëski.

Në fund, Barcelona mbrojti avantazhin dhe ia doli të merrtë suksesin e radhës. Me kete fitore, katalanasit ruajnë diferencën -4 nga kreu që mbahet nga Girona dhe -2 nga Reali i Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat