Mallorca njofton për lëndimin e Muriqit, nuk dihet sa do të jetë jashtë fushës

Futboll

Mallorca njofton për lëndimin e Muriqit, nuk dihet sa do të jetë jashtë fushës

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 08:34
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës dhe Mallorcas Vedat Muriqi, e pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Izraelit në “Fadil Vokrri”.

Ishte minuti i 66-të, kur ai po çalonte në fushë dhe trajneri Primozh Gliha, u deshtë ta zëvendësonte me Meriton Korenicën.

E rreth lëndimit të “piratit”, janë deklaruar nga klubi spanjoll.

Me anë të një njoftimi, bëhet e ditur se ai kishte pësuar një lëndim në “pulpin e majtë”.

Klubi i drejtuar nga Javier Aguirre, thotë se sulmuesi kosovar do të mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Atletico Madridit, që zhvillohet më 25 nëntor.

La Liga, e ka pranuar kërkesën e Mallorcës për shtyerje të ndeshjes me Cadizin, pikërisht për shkakun se nuk mund të llogarisnin në shërbimet e Muriqit.

Tashmë ka një datë se kur do zhvillohet kjo ndeshje dhe La Liga ka vendosur që ky takim të luhet të mërkurën e 29 nëntorit.

Vedat Muriqi është lideri i ekipit të Mallorcas këtë sezon teksa ka shënuar katër gola në ligë së bashku me Abdon Prats.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat