Deco: Xavi e ka 200 përqind besimin tonë

Futboll

Deco: Xavi e ka 200 përqind besimin tonë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco duke folur për “RACI”, ka thënë se trajneri Xavi Hernandez e ka 200 përqind besimin e klubit katalonas.

Sipas tij, Xavi ia doli ta fitojë kampionatin sezonin e kaluar edhe pa Lionel Mess-in.

“Ne fituam një kampionat kur njerëzit thonin se do të duhen vite për të fituar përsëri titullin pasi humbëm lojtarin më të mirë në ekip”, tha Deco.

“Messi nuk është këtu dhe ne menduam se nuk do të mund të fitonim përsëri. I gjithë ky proces ishte i vështirë për t'u përballuar nga një trajner. Dhe Xavi e arriti titullin dhe ne e rinovuam më të. Besimi është 200% të ai”, ka theksuar Deco.

Ai ka shtuar se Barcelona synon gjithnjë të luajë mirë.

“Natyrisht se ne duam të luajmë mirë. Këtë gjë nuk e fshehim. Ne e dimë se ku duhet të përmirësohemi, por nuk mund të harrojmë se kemi bërë gjëra të mira”, ka theksuar ish-asi i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat