Kosova sot nis përgatitjet për ndeshjen me Zvicrën

Futboll

Kosova sot nis përgatitjet për ndeshjen me Zvicrën

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës sot do të nisë përgatitjet përpara takimit me Zvicrën në kuadër të xhiros së nëntë të kualifikimeve për “Euro 2024” që do të luhet më 18 nëntor nga ora 20:45.

Kosova sot do të zhvillojë stërvitje nga ora 15:00 në Kampin Nacional në Hajvali, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja me Zvicrën do të luhet në stadiumin Saint Jakob-Park në Bazel, i cili ka kapacitet prej 38 mijë e 512 ulëse, transmeton Klankosova.tv.

Kjo do të jetë ndeshja e parafundit e kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Aktualisht, vendin e parë në grupin I e mban Rumania me 16 pikë, Zvicra me 15 dhe një ndeshje me pak të zhvilluar, Izraeli me 11 po ashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse vendin e katër e zë Kosova me 10 pikë, e, pas saj renditen Bjellorusia me gjashtë pikë e Andorra me dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat