Rrezik për Kosovën, mund të dënohet nga UEFA

Futboll

Rrezik për Kosovën, mund të dënohet nga UEFA

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 17:16
Kosova

Kombëtarja izraelite e futbollit ka luajtur të dielën ndeshjen e saj të parë që nga fillimi i luftës, duke u mposhtur nga “Dardanët” me rezultatin 1-0, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Gjatë himnit kombëtar të Izraelit para ndeshjes, disa tifozë të pranishëm në Kosovë u shfaqën duke bëritur dhe vërshëllyer.

UEFA, organi qeverisës i futbollit europian, tha për “CNN” në një deklaratë se janë hapur prodcedurat për trazirat gjatë himneve kombëtare.

“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhej në deklaratë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat