Bayerni nuk heq dorë nga mesfushori i Fulhamit

Futboll

Bayerni nuk heq dorë nga mesfushori i Fulhamit

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 19:40
Joao Palhinha

Christoph Freund, drejtor sportiv i Bayernit të Mynihut, pranoi në një intervistë për “SportBILD”, se Joao Palhinha mbetet në listën e gjigantëve gjermanë.

Në ditën e fundit të merkatos së verës, mesfushori i Fulhamit iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Mynih për t’u transferuar te skuadra e Thomas Tuchel, në këmbim të 65 milionë eurove, por marrëveshja nuk u realizua pasi drejtuesit e klubit londinez nuk gjetën zëvendësues.

“Palhinha mbetet në radarin tonë, natyrisht.

Punuam shumë për ta pasur në verë, por dita e fundit e merkatos ishte paksa e çuditshme. A do ta marrim?

Nuk e di, po eksplorojmë tregun”, theksoi drejtuesi gjerman.

Të hënën, mesfushori me tipare mbrojtëse pranoi se transferimi i dështuar te kampionët e Gjermanisë kishte ndikuar tek ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat