Cristiano Ronaldo rikthehet në Champions?

Futboll

Cristiano Ronaldo rikthehet në Champions?

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 19:51
Cristiano Ronaldo

Lajm sensacional nga Anglia, i dhënë ofruar “Football Talk”. UEFA po studion mundësinë për të ftuar Al Nassr-in për të marrë pjesë në Champions League 2024-25, me arsyetimin se klubi saudit, ku luan Cristiano Ronaldo, është një nga tri klubet më të njohura në botë.

Nuk ka gjasa të jetë diçka që mund të arrihet shpejt, por ideja është në tryezë, edhe nëse ka shumë pengesa për t’u kapërcyer, duke filluar nga “Fair Play Financiar”, një rregull që ekipet evropiane duhet ta respektojnë, ndryshe nga ato arabe.

Siç dihet, nga sezoni i ardhshëm, Champions League do të ndryshojë format dhe do të rritet nga 32 në 36 ekipe, me një grup të vetëm në stilin e Euroligës së basketbollit.

Për arsye kalendarike, skuadrat nuk do të mund të luajnë të gjitha me njëra-tjetrën, por secila skuadër do të përballet me të njëjtin numër kundërshtarësh.

Numri i ndeshjeve të garantuara do të rritet gjithashtu nga 6 në 8, katër në shtëpi dhe katër jashtë.

Al Nassr në vend të cilës skuadër?

Kjo është pyetja që lind spontanisht, duke qenë se më pas duhet vendosur edhe një kriter i mundshëm për të vendosur skuadrën që do të përjashtohej më pas nga kompeticionet më të mira evropiane, pa përmendur edhe reagimin e tifozëve të Kontinentit të Vjetër, duke qenë se muaj më parë ata ishin protagonistët kryesorë, falë protestave të tyre veçanërisht në Angli, për dështimin e Superligës.

Ai që do të buzëqeshte pa asnjë dyshim do të ishte Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në Champions League me 140 gola të shënuar, rekord që mund të thellohet nëse Al Nassr pranohet në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat