Kush më kë takohet në Kupën e Kosovës?

Futboll

Kush më kë takohet në Kupën e Kosovës?

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 20:49
Pamje nga shorti

Sot në selinë e FFK-së është tërhequr shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, që do të zhvillohet me datat 18/19 nëntor.

Shorti u tërhoq nga përfaqësuesit e klubeve në prani të kryetares e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtaren e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi, Valbona Gashi, shefe e futbollit të femrave si dhe Lindita Cena kryetare e Komisionit të Garave.

Pas tërheqjes së shortit, për rrethin e parë do të ballafaqohen:

Presingu – Prishtina
Vizioni – Dukagjini
Kosova VR – Ulpiana
Feronikeli – Malisheva
Liria, sipas shortit, shkon direkt në rrethin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat