Lucescu: Kurrë më në Rusi

Futboll

Lucescu: Kurrë më në Rusi

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 12:20
Mircea Lucescu

Mircea Lucescu, një emër i madh i botës së trajningut, e mbylli me Dinamon e Kievit në ditët e para të muajit nëntor.

Gjithsesi, kjo nuk është një lamtumirë, sepse 78-vjeçari rumun nuk ka ndërmend t’i japë fund karrierës si trajner.

“Thashë boll më pas tri viteve që drejtova Dinamon dhe 15 viteve të kaluara në Ukrainë. Tani ndodhem në shtëpinë time në Bukuresht. Nuk është e vërtetë që karriera ime përfundoi, është një gënjeshtër.

Sapo u largova nga Dinamo e Kievit, por nuk jam larguar nga futbolli profesionist. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar. Ishte jashtëzakonisht e vështirë të luaje pa tifozë, pa mbështetje financiare, sponsorë apo reklama.

Luanim vetëm me të rinjtë e akademisë… Gjithsesi jam përpjekur ta mbaj gjallë futbollin në jetën time. Kjo është gjëja më e rëndësishme në një situatë kaq të vështirë.

“Faleminderit që na shpëtove nga Garcia”, tifozët e Napolit përgëzojnë Berishën në postimin e Serisë A

Sigurisht që e përsëris: në Rusi nuk do të rikthehem kurrë! Nuk bëhet fjalë pas asaj që kam parë me sytë e mi në Ukrainë. Rusia është terrorizëm, vdekje dhe dhimbje. Ai shtet më mori shtëpinë time të dytë: Donetskun.

Dhe donte të më hiqte edhe shtëpinë e tretë: Kievin. Dua të më mbajnë mend si një njeri që e do Ukrainën. Kam punuar këtu në Kiev me Dinamon dhe kam parë me sytë e mi të gjitha tmerret e luftës që solli Rusia.

Nuk e braktisa skuadrën. Stërviteshim mes paralajmërimeve për sulme ajrore… Kam ndihmuar edhe në evakuimin e familjarëve të futbollistëve.

Ëndrra ime kryesore tani është paqja dhe qetësia në Ukrainë. Dua siguri për ukrainasit, stadiume plot dhe prosperitet për këtë vend të mrekullueshëm”, përfundoi Lucescu.

Gjatë karrierës së gjatë, ai drejtoi edhe klube si Interi, teksa fitoi titullin kampion me 6 skuadra të ndryshme.

Nga një me Dinamon dhe Rapidin e Bukureshtit në Rumani, Galatasarayn dhe Besiktasin në Turqi. Dhe Shakhtarin (8) dhe Dinamon e Kievit në Ukrainë. Ndërkohë që me Zenitin fitoi Superkupën e Rusisë (2016) në sezonin e vetëm që punoi në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat