Sylvinho e ka gati formacionin për duelin me Moldavinë

Futboll

Sylvinho e ka gati formacionin për duelin me Moldavinë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 19:05
Kristjan Asllani

Në 6 ndeshje në krye të Kombëtares, Sylvinho ka ndryshuar pak ose aspak, ky trend nuk pritet të ndryshojë as në sfidën kundër Moldavisë, në një kohë kur ekipi i tij shprehet në perfeksion.

Lajmi i mirë është se mesfushori i Interit, Kristjan Asllani është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit duke marrë ngarkesë të plotë.

Një dilemë e vogël ka edhe në lidhje me krahun e majtë të sulmit, Seferi apo Uzuni, kjo dilemë ka të bëjë vetëm në përshtatjen ndaj kundërshtarit, por sërish Seferi është favorit pasi vjen nga një “dopietë” me fanellën kuqezi.

Në portë do të jetë Berisha, ndërsa katërshja e mbrojtjes do të formohet nga Hysaj në të djathtë, Ismajli-Gjimshiti dyshja e qendrës, ndërsa Mitaj në të majtë. Asllani-Ramadani do të formojnë dyshen e mesfushës, ndërsa Nedim Bajrami do të jetë pas trinomit Seferi-Cikalleshi-Jasir Asani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat