Izraeli prishë festën e Zvicrës së Xhakës, Shaqirit e Zeqirit! Kosova mbetet në lojë

Futboll

Izraeli prishë festën e Zvicrës së Xhakës, Shaqirit e Zeqirit! Kosova mbetet në lojë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 nëntor 2023 Në ora: 20:44 Përditësuar në ora: 22:40 më 15.11.2023
Pamje nga ndeshja

Zvicra barazon me Izraelin

Izraeli në minutën e fundit prishë festën e Zvicrës së Xhakës, Shaqirit e Zeqirit! Kosova mbetet në lojë.

Zvicra nuk e ka siguruar matematikisht biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Zviceranët si mysafirë luajtën baras (1:1) me Izraelin, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Pancho Arena” në Felcsut të Hungarisë.

Izraeli - Zvicra 1:1

Stadiumi “Pancho Arena” në Felcsut. 

Gjyqtar: A.Taykir (Anglia).

Shënues: Weissman  (89') - Vargas (36').

Kartona të verdhë: Abu Fani, Safuri, Davidzada - Zakaria, Zeqiri. Akanji., Zesiger e Stteffen

Izraeli: Glazer, Dasa (Zahavi 65'), Shlomo, Goldberg, Davidzada, Abu Fani, Lavi (D. Glazer 65'), Safuri (Kanichowsky 46'), Gorno, Turgeman dhe Khalaili (Weissman 65'). 

Zvicra: Sommer, Zesiger, Fernandes, Akanji, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Okafo (Zeqiri 69' - Commert 90+5')r, Amdouni (Ndoye 69'), Zakaria dhe Vargas (77').

Për shkak të luftës në Gaza, izraelitët si vendas luajtën Felscut. 

Në minutën e 36-të Vargas shënoi për epërsinë e Zvicrës.

Kapiteni Granit Xhaka u paraqit titullar, ndërsa Andi Zeqiri nga minuta e 69-të.

Xherdan Shaqiri kësaj radhe ka qenë në bankë.  

Në minutën e 89-të, zëvendësuesi Weissman ka shënuar për 1:1 dhe prishi festën e Zvicrës.

Në Grupin I Zvicra kryeson me 16 pikë, pasojnë Rumania  me 16, Izraeli 12, Kosova 10, Bjellorusia 6 e Andorra 2.

Kosova ka ende shpresa për vend të dytë, por me kusht që Zvicra mos të fitojë asnjë pikë dhe Izraeli të humb një ndeshje, Atëherë Kosova duhet t'i fitojë dy ndeshjet e fundit.

Nuk ka fitues

(E plotësuar) - 89' Weissman ka barazuar rezultatin 1:1.

84' Izraeli me këtë humbje i humb pothuajse shpresat për vend të dytë.

81' Zvicra shumë afër fitores.

80' Zeqiri ndëshkohet me karton të verdhë.

74' Zvicra po avancon me 0:1.

Izraeli - Zvicra 1:1

Stadiumi “Pancho Arena” në Felcsut. 
Gjyqtar: A.Taykir (Anglia).
Shënues: Vargas (36').

Kartona të verdhë: Abu Fani, Safuri, Davidzada - Zakaria, Zeqiri. Akanji., Zesiger e Stteffen

Izraeli: Glazer, Dasa (Zahavi 65'), Shlomo, Goldberg, Davidzada, Abu Fani, Lavi (D. Glazer 65'), Safuri (Kanichowsky 46'), Gorno, Turgeman dhe Khalaili (Weissman 65'). 
Shqipëria: Sommer, Zesiger, Fernandes, Akanji, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Okafo (Zeqiri 69' - Commert 90+5')r, Amdouni (Ndoye 69'), Zakaria dhe Vargas (77').

69' Andi Zeqiri futet në lojë..

67' Zvicra po tregon lojë të mirë.

64' Zvicra e kontrollon lojën me sukses.

58' Izraeli kërkon golin e barazimit.

54' Zvicra është në epërsi.49' Zvicra luan me kujdes të shtuar.

48' Anan Khalaili (Izrael) kërcen lart rreth pikës së penalltisë, por goditja e tij me kokë përplaset në traversën!

Përfundon pjesa e parë.

45' Fundi i pjesës së parë.

40'' Ky rezultat e kualifikon Zvicrën.36' Zvicra kalon në epërsi me golin e vargas pas asistimit të Fernandes.

34' Lojë e mirë.

31' Edhe Izraeli i rrezikshëm..

27' Kartonat e parë të verdhë, Abu Fani e Safuri.

21' Noah Okafor (Zvicër) merr topin brenda zonës dhe me një goditje të shpejtë godet traversën!

22' Ende pa gola.15' Granit Xhaka (Zvicër) godet drejt portës por portieri Glazer reagon bukur.

13' Zvicra po orvatet në përballjje me Izraelin.

10' Zvicra kërkon golin.

6' Edhe më tej 0:0.

2' Fillon ndeshja.

Gjithçka gat.

Xhaka nga minuta e parë! Po Shaqiri?

Kombëtarja e Zvicrës është mobilizuar për fitore ndaj Izraelit.

Zvicra me fitore e siguron biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani. 

Kapiteni Granit Xhaka është titullar por Xherdan Shaqiri mbetet në bankë së bashku me Andi Zeqirin! 

Ndeshja luhet në stadiumin “Pancho Arena” në Felcsut të Hungarisë.

Në Grupin I Rumania kryeson me 16 pikë, pasojnë Zvicra me 15, Izraeli 11, Kosova 10, Bjellorusia 6 e Andorra 2.

Izrael - Zvicër, formacionet

Në fushë vetëm Xhaka për të kërkuar kualifikimin direkt në grupin e Kosovës, publikohen formacionet e Izrael-Zvicër

Kualifikueset e Euro 2024 vijojnë sot me një tjetër ndeshje të prapambetur për shkak të situatës në Izrael.

Skuadra izraelite përballet sot me Zvicrën, në një ndeshje që luhet në Hungari.

Izraelitët, pas humbjes përballë Kosovës pak ditë më parë, rrezikojnë të shuajnë shpresat e tyre për kualifikim nëse nuk marrin pikë ndaj zviceranëve sot.

Por këta të fundit, me Xhakën në fushën e lojës nga minuta e parë, do të kërkojnë medoemos tre pikët që do i siguronin matematikisht pjesëmarrjen në turneun e verës së ardhshme.

Zvicra kërkon fitoren

Izraeli dhe Zvicra do të luajnë sot ndeshjen e tyre të prapambetur të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Izraeli nuk ndodhet në një situatë të mirë psikologjike për shkak edhe të luftës së tyre me Palestinën.

Nga ana tjetër, Zvicra kërkon fitoren për t’u ngjitur në vendin e parë të grupit, në grupin ku ndodhet edhe Kosova.

Izraeli ndodhet aktualisht në vendin e tretë me 11 pikë, ndërsa Zvicra në vendin e dytë me 15 pikë, 1 më pak se Rumania kryesuese.

Izraeli - Zvicra, Xhaka në fushë e Shaqiri në bankë

Zvicra është gati për ballafaqimin e sotëm me Izraelin në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Në Grupin I Rumania kryeson me 16 pikë, pasojnë Zvicra me 15, Izraeli 11, Kosova 10, Bjellorusia 6 e Andorra 2.

Izraeli - Zvicra

Stadiumi “Pancho Arena” në Felcsut. 
Gjyqtar: A.Taykir (Anglia).
Izraeli: Glazer, Dasa, Shlomo, Goldberg, Davidzada, Abu Fani, Lavi, Safuri, Gorno, Turgeman dhe Khalaili. 
Shqipëria: Sommer, Zesiger, Fernandes, Akanji, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Okafor, Amdouni, Zakaria dhe Vargas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat