Synohet rikthimi i portugezit

Futboll

Synohet rikthimi i portugezit

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 12:01
Portugalia

Arsenali kërkon një mesfushor në merkaton e janarit.Ganezi Thomas Partey ey ka mbyllur vitin 2023 si pasojë e një dëmtimi dhe nënkampionët e Anglisë po tentojnë Ruben Neves.

Ish-kapiteni i Wolves u transferua gjatë verës në Arabinë Saudite tek ekipi Al-Hilal. Newcastle e kërkon në huazim në vend të Sandro Tonalit (i pezulluar), por rregulli i ri që pritet të aplikohet në Premier League nuk do ua lejojë një operacion të tillë.

Pasi Newcastle dhe Al-Hilal kanë pronarë të njëjtë: PIF (Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite). Dhe në ishull klubet e Premier League do të votojnë në favor të bllokimit të huazimeve mes klubeve me pronësi të njëjtë.

Në kushte të tilla kërkon të përfitojë Arsenali, që është gati të rikthejë mesfushorin portugez në Angli. Gunners e kanë tentuar edhe në të kaluarën Ruben Neves, një futbollist që pëlqehet nga trajneri Arteta dhe drejtori sportiv Gaspar.

Skuadra londineze po garon për fitimin e titullit kampion, trofe që mungon prej vitit 2004, por edhe në Champions League. Dhe stafi teknik ka nevojë për një kontingjent sa më të pasur lojtarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat