Kombëtarja shqiptare mbërrin në Moldavi, kuqezinjtë në formë fantastike

Futboll

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Moldavi, kuqezinjtë në formë fantastike

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 14:04
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Kishinjevit, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë. Që do të luhet të premten e 17 nëntorit në stadiumin ‘Zimbru’.

Skuadra kuqezi është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në drekë në kryeqytetin moldav, duke u akomoduar menjëherë në hotel.

Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se i gjithë grupi gëzon formë shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga lojtarët.

Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 17:00 në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtypin në stadiumin e ndeshjes në ora 16:15.

Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje me Moldavinë sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Takim që vjen live në SuperSport 2 duke nisur prej orës 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat