Argjentina dhe Uruguai gati për klasiken e madhe

Futboll

Argjentina dhe Uruguai gati për klasiken e madhe

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 15:05
Skaloni e Bielsa

Argjentina e Lionel Skalonit në orët e para të së premtes luan përballë Uruguait për t’i shtuar një tjetër faqe historisë të klasikes më të luftuar në Amerikën Latine.

Takimi i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit “Canada SHBA & Meksikë 2026” do të jetë i 195-ti mes dy kombëtareve, të cilat kanë luajtur përballë njëra – tjetrës finalen e parë të Kupës së Botës.

Bilanci flet për tri herë kampionët e Botës, të cilët numërojnë 91 fitore përballë Uruguait, i cili i ka mundur 56 herë.

Por nesër mund të ndodhë diçka pasi në stolin e dy herë kampionëve të Botës tashmë është “i çmenduri” Bielsa.  

Trajneri argjentinas pasi mori vendin si komisar teknik i Uruguait ka ftuar përsëri lojtarë si Luis Suárez, Rodrigo Bentankur dhe Hozé María Giménez. “Nuk do të jetë aspak e lehtë, por udhëtojmë me qëllimin për të dominuar lojën.

Nëse mendojmë të mbrohemi kundër Argjentinës atëherë po marrim rrugën më të shkurtër drejt humbjes”, tha Bielsa.

Uruguai shkon në këtë duel me besim të plotë pasi pak javë më parë mundi Brazilin në “Centenario” të Montevideo me shifrat 2-0. Të besuarit e Bielsës kanë dhënë një sinjal të qartë edhe për Argjentinën, e cila nga ana e saj do të bëjë kujdes pasi në këtë duel nuk mund të mbështetet që nga minuta e parë tek Angel Di Maria.

Skaloni ka të qartë formacionin ideal ku në portë do të jetë Dibu Martinez.

Në mbrojtje do të rreshtohen Molina, Romero, Otamendi dhe Taljafiko. Në mesfushë pritet të aktivizohen De Pol, Fernández, dhe Mak Allister. Në sulm Mesi do të ndihmohet nga González dhe Álvarez, i cili ka fituar balotazhin me Lautaro Martinezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat