Kreu i Federatës moldave "kërcënon" Shqipërinë

Futboll

Kreu i Federatës moldave "kërcënon" Shqipërinë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 15:28
Leonid Oleinicenco

Kombëtarja shqiptare e futbolit do të përballet ditën e nesërme me Moldavinë, takim i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024.

Ndeshja do luhet në stadiumin “Zimbru” të Chisinaut, duke nisur nga ora 18:00, me kuqezinjtqë që u mjafton një pikë për të siguruar biletën drejt Gjermanisë.

Por nga ana tjetër, për moldavët kjo ndeshje vlen gjithçka, pasi një fitore kundër Shqipërisë do të thoshte një mundësi për t’u kualifikuar në ndeshjen e fundit.

Këtë e ka theksuar dhe Leonid Oleinicenco, kreu i Federatës moldave të futbollit, i cili ka thënë se ata duan tri pikë pasi nuk kanë rrugë tjetër dhe janë në garë për një vend në Euro 2024. Duke folur për RTSH, ai është shprehur i sigurt se kombëtarja e tij do fitojë, edhe pse të gjithë shohin si favorite Shqipërinë.

“Ne do të fitojmë edhe pse kjo mund të tingëllojë pak e çuditshme për ju. Unë jam i sigurt se do të fitojmë sepse kam shumë besim”, tha thënë Leonid Oleinicenco.

Megjithatë, ai nuk e nënvlerëson kombëtaren tonë, për të cilën thotë se është një ekip i fortë dhe luan një futboll shumë të mirë.

“Shqipëria ose më saktë të gjitha ekipet ballkanase luajnë futboll shumë të mirë.

Dua të them të njëjtën gjë edhe për Kosovën dhe kjo ka qenë një surprizë e madhe për ne në këto eleminatore. Ju keni një skuadër shumë të fortë dhe në Kombëtaren tuaj merr kuptim fjala grup sepse jeni shumë të bashkuar.

Ne presim një ndeshje shumë të vështirë me Shqipërinë. Ju ndoshta keni nevojë vetëm për një pikë por unë e di shumë mirë që Shqipëria do të luajë për të fituar si zakonisht por do të shikojmë se cfarë do të ndodhë”, tregoi kreu i futbollit moldav.

Pavarësisht kësaj, për Leonid Oleinicenco të tij të do marrin tre pikë me dy gola.

“Ju thashë, ne do të fitojmë dhe nuk ka rëndësi se si do të fitojmë. Do të fitojmë me 2 gola”, tha Leonid Oleinicenco.

Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat