Shqipëria drejt vazos së dytë

Futboll

Shqipëria drejt vazos së dytë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 15:40
Emrat e kombëtareve

Në dy sfidat e fundit kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Shqipëria nuk do të bëjë shumë llogari, por do të zbresë të marrë pikët e plota. Kuqezinjtë tanë janë vetëm një pikë larg kualifikimit zyrtar për në “Euro 2024”, por tashmë synimi është dhe marrja e vendit të parë me sa më shumë pikë.

Shorti që do të hidhet më datën 2 dhjetor me shumë mundësi do të na vendosë në vazon e dytë, atje ku mund të gjenden kombëtare të tjera si Hungaria, Danimarka, Turqia, Zvicra dhe Australia.

Ndërkohë, është theksuar se përfaqësueset “big” si Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Spanja do të jenë në vazon e parë, duke bërë një përballje të papritur shumë të vështirë për Shqipërinë.

Në vazon e tretë, prej nga mund të dalin kundërshtarët e mundshëm si Skocia, Holanda, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Republika Çeke, ku një dëshirë është shprehur për të parë Çekinë në short. Megjithatë, projeksioni aktual i vazove mund të ndryshojë deri në datën e shortit më 2 dhjetor..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat