Atmosferë shumë pozitive te Kombëtarja para duelit në Moldavi

Futboll

Atmosferë shumë pozitive te Kombëtarja para duelit në Moldavi

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 15:41
Shqipëria

Atmosfera në Kombëtaren e Shqipërisë është shumë pozitive para sfidës së rëndësishme ndaj Moldavisë në Kishinjau. Kuqezinjtë festuan ditëlindjen e sulmuesit Taulant Seferi, autor i dy golave në fitoren e fundit kundër Republikës Çeke, dhe kjo ka shtuar edhe më shumë motivimin në grup.

Përballë Moldavisë, Shqipëria ka një detyrë të rëndësishme për të siguruar kualifikimin në Euro 2024, dhe Seferi shprehet se dëshiron të japë kontributin e tij në këtë përballje si një dhuratë për tifozët shqiptarë.

UEFA ka vlerësuar lart takimin dhe ka besuar një trupi gjyqtarësh skocez për të drejtuar ndeshjen. Uilliam Collum, një gjyqtar me përvojë të madhe në kampionatet vendase dhe europiane, do të jetë kryesor në këtë sfidë.

Një nga karakteristikat e tij është akordimi i shumë kartonëve, duke treguar vendosmëri në zbatimin e rregullave.

Për Shqipërinë, një nga vështirësitë mund të jetë rreziku për të humbur Nedim Bajrami në ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe në rast se ai ndëshkohet me karton të verdhë kundër Moldavisë.

Në anën tjetër, Moldavia do të përballet me rrezikun e humbjes së disa futbollistëve në ndeshjen me Republikën Çeke në rast ndëshkimi me karton të verdhë në përballje me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat