Egnatia nis stërvitjen e parë me lutje për Raphael Dwamena-n

Futboll

Egnatia nis stërvitjen e parë me lutje për Raphael Dwamena-n

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 15:45
Egnatia nis stërvitjen e parë me lutje

Egnatia i është kthyer stërvitjes për ndeshjet e ardhshme. Rrogozhinasit zbritën për herë të parë në fushë që pas ndarjes nga jeta të Raphael Dwamenas.

Sulmuesi pësoi atak kardiak në fushën e lojës në sfidën që luhej në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Partizanit, ku pavarësisht ndihmës së mjekësve dhe dërgimit me urgjencë në spital nuk ia doli dot të mbijetonte.

Në grumbullimin e parë pa Dëamena në fushë kishte trishtim dhe lot.

Të gjithë lojtarët u mblodhën tek rrethi i mesit dhe mbajtën 1 minutë heshtje në nder të shokut të tyre, ndërsa nga fytyra u rridhnin lotët.

Egnatia dhe Partizani do të riluajnë ndeshjen mes tyre më 23 nëntor në “Egnati Arena” duke nisur që nga ora 13:00. Loja do të rifillojë në minutën e 25-të me rezultatin 1-1. Egnatia dhe Partizani udhëheqin kampionatin shqiptarë me pikë të barabarta pas 12 javësh, 26, por me të kuqtë që kanë një tjetër ndeshje për të rikuperuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat