Selektori i Shqipërisë flet para ndeshjes ndaj Moldavisë

Futboll

Selektori i Shqipërisë flet para ndeshjes ndaj Moldavisë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 16:37
Sylvinho

Shqipëria do të ndeshet në transfertë kundër Moldavisë ditën e premte në orën 18:00, dhe përpara kësaj sfide ka qenë Gjimshiti dhe Sylvinho të cilët kanë qenë përpara mediave për të dhënë përgjigjet e tyre para gazetarëve.

Pasi foli fillimisht kapiteni kuqezi, fjalën më pas e mori tekniku brazilian Sylvinho, i cili theksoi bindshëm se nesër në fushë do të luajnë vetëm për fitore.

“Unë mendoj se të dyja skuadrat e nisin ndeshjen për fitore.

Nëse dy ekipe barazojnë dhe nëse ajo ndodh ekipet nuk janë të afta të fitojnë, pra barazimi është pasojë e lojës. Nuk menaxhohet ndeshja për një pikë.

Të dy ekipet vijnë në këtë sfidë për fitore. Është një fitore për ne. Karikimi është i duhur, Moldavia ekip i fortë në shtëpi ka fituar me Poloninë dhe ka barazuar me Çekinë.

E dimë se kemi një finale dhe një ndeshje të rëndësishme. Lojtarët e reflektojnë seriozitetin dhe janë të ndërgjegjshëm që nuk ka mbaruar asgjë për kualifikimin. Kemi bërë një ndeshje të mirë në shtëpi me Çekinë.

Jemi përgatitur dhe nuk ka ndryshim në forcën tonë.

Luajmë ndaj Moldavisë, një ekip i fortë, shumë cilësor me lojtarë të mirë dhe fizikë, dhe shumë e vështirë në shtëpinë e saj” deklaroi Sylvinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat