Toverlani: I përgëzoj djemtë për angazhimin në këtë fushë të vështirë

Futboll

Toverlani: I përgëzoj djemtë për angazhimin në këtë fushë të vështirë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 15:39
Toverlani

Përzgjedhësi i Kosovës u21 në futboll, Afrim Tovërlani, është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në fushë.

Kosova U21 barazoi 2:2 me Bullgarinë në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2025”.

“Në fakt, kemi mundur ta fitonim ndeshjen por edhe ta humbim.

Edhe Bullgaria pati disa mundësi shënimi.

Kishim pesë mungesa në të cilat kishim llogaritur në ta, e që munguan.

Por unë i përgëzoj djemtë për angazhimin në këtë fushë të vështirë për shkak të motit”, tha fillimisht Tovërlani .

Ai foli edhe për mungesat që kishte në këtë ballafaqim, në veçanti qendërmbrojtësin Andi Hoti, dhe sulmuesi ne krahut, Milot Avdylin.

“Pa secilin prej tyre ishte e vështirë të luhet, sidomos pa Milotin dhe Andin.

 

Me Andin kemi krijuar një ide të lojës. I dimë tiparet e tij dhe mund të vendosemi më mirë në mbrojtje. Ai është mbrojtës që përballet me çfarëdo sulmuesi. Miloti nga ana tjetër e qetëson lojën dhe e bën atë pasimin në korridor. Ne kemi lojtarë që mund të luajnë dhe këtu është fusha, këtu duhet folur, jo nëpër mediume”, deklaroi Tovërlani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat