​Yakin flet para ndeshjes me Kosovën: Mund të dominojmë, kam një skuadër të fortë

Futboll

​Yakin flet para ndeshjes me Kosovën: Mund të dominojmë, kam një skuadër të fortë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 16:42
Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka folur para ndeshjes së nesërme kundër Kosovës.

Yakin tha se ai ka një skuadër të fortë me të cilën mund ta dominojë ndeshjen kundër Kosovës.

“Unë mendoj se nëse luajmë futboll sikurse e bëmë në pjesën e parë kundër Izraelit, ne vetëm duhet të vazhdojmë. Është në duart tona. Ne mund ta dominojmë ndeshjen. Kam një skuadër të fortë”, tha Yakin.

Po ashtu, Yakin foli edhe për faktin që do të ketë tifozë të shumtë kosovarë në stadium në ndeshjen e nesërme.

“Jam i lumtur që do të vijnë shumë. Unë shpresoj që tifozët tanë të arrijnë të na përkrahin paksa”, shtoi më tej Yakin.

Po ashtu, Yakin e konfirmoi se Yan Sommer do të jetë në portë nesër kundër Kosovës.

“Ne planifikuam që Gregor të thirret, dhe pasi që tani mungon, Yann Sommer do të jetë në portë nesër”, tha Yakin.

Kombëtarja e Zvicrës do ta zhvillojë nesër ndeshjen si vendase me Kosovën, e vlefshme kjo për kualifikimet në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat