Rrëfimi tronditës i mesfushorit të Fiorentinës

Futboll

Rrëfimi tronditës i mesfushorit të Fiorentinës

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 12:28
Danimarka

Rrëzimi i Kristian Eriksen në fushë gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në “Euro 2020” është një skenë e cila vështirë se do të harrohet nga tifozët e futbollit, me mesfushorin danez që për fat të mirë shpëtoi.

Në fakt, rasti i Eriksenit u kujtua nga Antonin Barak, i cili në intervistën e tij për “Gazzetta della Sera”  zbuloi se verën e kaluar ishte përballur me një problem shumë të rëndë shëndetësor që i kërcënoi edhe jetën e vet.

“Dukej si një gjë e thjeshtë dhe megjithatë u zhvillua në pneumoni dypalëshe, me rrjedhje në mushkëri deri në perikardit.

Shkova në spital dhe qëndrova jashtë fushës për një kohë të gjatë, mund të kisha përfunduar si Eriksen, që nuk u ndje mirë në fushë, gjatë Euros së fundit”, tha 28-vjeçari çek,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat